Nisin provat e shfaqjes “Tregtari i Venedikut”

6 Shtator 2016 - 21:41      

Pesëmbëdhjetë aktorë kosovarë, disa prej të cilëve me përvojë më të gjatë në artin skenik, janë angazhuar për ta inskenuar shfaqjen “Tregtari i Venedikut”, të autorit William Shakespeare.

Të përzgjedhur më 10 korrik, nga regjisori skocez Matthew Lenton, gati dy muaj pas, këta aktorë nisën dje provat e para që këtë projekt teatral ta sjellin para publikut në tetor.

KultPlus, ishte sot në ditën e dytë të provave për ta parë nga afër procesin e realizimit të këtij projekti që bëhet me rastin e ditëlindjes së 400-të të William Shakespeare. Bashkëpunëtori kreativ, Kushtrim Koliqi, foli në lidhje me provat të cilat janë mjaft të gjata kur nisin çdo ditë në orën 10:00 e zgjasin deri në orën 16:00.

“Fillimi është shumë i mirë, regjisori kur e ka mbajt audicionin e ka parë edhe pak a shumë kualitetin, kështu që është interesant ashtu siç e ka thënë edhe regjisori që është aventurë e re, sidomos për të që vjen në një vend të huaj por edhe për ne që jemi këtu tash të shohim si po shkon”, tha Koliqi.

Aktorët në rolet kryesore të kësaj shfaqjen janë Luan Jaha, Gresa Pallaska, Armend Ismaili, Armend Baloku dhe Ylber Bardhi. Ndërsa në rolet e tjera janë ta angazhuar Kumrije Hoxha, Adrian Morina, Shpëtim Kastrati, Bujar Ahmeti, Labinot Raci, Arta Selimi, May-Linda Kosumoviq, Semira Latifi, Albulena Kryeziu dhe Tristan Halilaj.

Aktoret Albulena Kryeziu dhe Arta Selimi u shprehën shumë të kënaqura me këtë nisje por nuk preferuan të flasin shumë për rolet e tyre.
“Sot është dita e dytë e provave pra sot kemi filluar me leximin e tekstit dhe jemi në proces. Kam rolin e Xhesikës që është vajza e Shillokut. Është një ekip fantastik por nuk mund të them asgjë më shumë sepse është ende fillimi”, pohoi Arta Selimi.

“Tregtari i Venedikut”, pritet të shfaqet premierë më 18 tetor në Teatrin Kombëtar të Kosovës, për të vazhduar me reprizat që do t`i ketë kjo shfaqje. Rikujtojmë se për të qenë pjesë e kësaj shfaqje në audicion kanë marrë pjesë 100 aktorë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...