Tre shqiptarë në ekspozitën kolektive “Mirror Mirror" në Parlamentin Evropian

6 Shtator 2016 - 20:19      

Në Parlamentin Evopian është hapur ekspozita ndërkombëtare e titulluar në gjuhën angleze dhe uelsiane " Mirror Mirror - Drych Drych" që në shqip do të thotë “Pasqyrë- Pasqyrë”.

Kjo ekspozitë artistike që prezantohet nga Të Gjelbrit / EFA dhe Creativët pa Kufij, eksploron se si kujtesa kolektive dhe perceptimi vazhdojnë me qëndrimet ndaj 'Tjetrit'.

Duke marrë titullin e saj nga poema Mirror Mirror, ekspozita sjell së bashku film, poezi, muzikë të re, instalacion dhe piktura, të gjitha interpretime të temës dhe një ese mahnitëse të fotografisë së jetës së romëve, botuar nga gazeta britanike “The Guardian”.

Në këtë aktivitet të artit pamor me punimet e tyre, po marrin pjesë 34 pjesëmarrës nga shtete të ndryshme të Botës prej të cilëve tre emra janë shqiptarë si Burhan Ahmeti, Ikbale Kalaja, Besnik Xhemaili.

Pjesëmarrësit e janë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia, Bosnja, Kroacia, Hungaria, Bullgaria, Sllovakia, Greqia, Turqia, Anglia, Uellsi, Franca, Italia, Gjermania, Gjeorgjia, Grenada, India, Irani, SHBA, Pakistani dhe Argjentina.

E kuruar nga Zsuzsanna Ardo, ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 9 shtator në Parlamentin Evropian. Ajo është mbështetur nga SynergySync Arteve, dhe sponsorizuar nga Jill Evans MEP.

Edicionet e mëparshme të Mirror Mirror janë paraqitur në Parlamentin Britanik, Boz'Art en Baz'Art Festival Francë dhe Drych Drych në Kuvendin e Uellsit.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...