6 Shtator 2016 - 14:48
Kështu bëjnë të ditur organizatorët e festivalit, të cilët përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebok kanë konfirmuar se Etno Festi do të fillojë më 9 shtator, transmeton Koha.net. Ai përfundon në datën e paraparë, 12 shtator.
“Festivali Etno Fest, edicioni i gashtë që ishte paraparë të fillojë me datën 7 shtator do të spostohet për dy ditë dhe do të fillojë me datën 09 deri 12 shtator 2016”, thuhet në njoftimin e Etno Festit.
Në njoftim është dhënë edhe arsyeja e shtyrjes, në të cilën thuhet se, “sipas institutit meteorologjik dhe vrojtimeve tjera, datat 7 dhe 8 shtator do të jenë me shi gjithë ditën dhe mbrëmjeve”.
“Meqenëse shumica e programeve mbahen në skenat e hapura dhe duke pasur parasysh numrin shumë të madh të interesuarve për pjesëmarrje, këshilli organizativ vendosi që festivali të fillojë me datën 9 shtator”, është thënë në arsyetimin e tyre.
Por, shtyrja e fillimit të festivalit ka rezultuar edhe në ndryshimin e skemës programore që do të jetë gjatë këtyre katër ditëve të Etno Festit.
Programi i ri i Etno Festit është si më poshtë:




© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...