6 Shtator 2016 - 11:25
Madje edhe pse është bërë gati një vit prej se është paraparë buxheti i sivjetshëm, Ministria e Kulturës ende nuk ka ndonjë afat se kur mund të vendoset për lokacionin, studimin e fizibilitetit e hapjen e konkursit për projekt, shkruan sot “Koha Ditore”.
Bile institucioni më i lartë kulturor në vend, në Ligjin e buxhetit kishte paraparë 50 mijë euro për sivjet, por në rishikimin e tij, në qershor, vetëm 29 mijë euro kanë mbetur për këtë projekt. E gjendja e eksponateve të natyrës që gjenden në bodrumet e Muzeut të Kosovës sipas ekspertëve nuk është aspak e mirë. MKRS-ja ka formuar një grup punues për këtë projekt.
“Janë nxjerrë kriteret bazë për studimin e fizibilitetit. Jemi zotuar që do ta përfundojmë. Jemi duke pritur përgjigje nga Komuna e Prishtinës sa i përket lokacionit. Me Plan rregullues, Komuna objektet e tilla i ka paraparë te Pallati i Drejtësisë”, ka thënë kryesuesja e këtij grupi, njëherësh drejtoreshë e Departamentit për trashëgimi kulturore në Ministrinë e Kulturës, Vjollca Aliu Aliu. Por sipas saj ky lokacion në periferi të Prishtinës aktualisht nuk shihet si vend i përshtatshëm.
“Në një kohë afatgjatë kur të zhvillohet periferia ndoshta do të ishte lokacion i mirë. Por aktualisht më mirë do të ishte hapësira nga Taukbashçja deri te Gërmia.”, ka thënë Aliu... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...