Foto: Koha

Teatrit Kombëtar s’i pëlqen emri me shkronja të kuqe

6 Shtator 2016 - 09:15      

Prishtinë, 6 gusht - Me 14 shkronja të kuqe është mbuluar hapësira ballore e Teatrit Kombëtar të Kosovës.

Kompania “Pleqja”, që ka bërë renovimin e TKK-së, ka vendosur shkronjat që nxjerrin në pah emrin e institucionit më të lartë teatror në vend, ashtu siç e kishte në projekt.

Me to janë zëvendësuar shkronjat ngjyrë ari, me të cilat shkruhej “Teatri Kombëtar – National Theatre”, shkruan sot “Koha Ditore”. Por vetëm një javë më pas, drejtues të TKK-së kanë kërkuar që mbishkrimi i kuq të hiqet e të rikthehet ai i mëparshmi, duke konsideruar se ky stil e ka shëmtuar institucionin më të lartë teatror në vend.

“Absolutisht që do të hiqen. Ky është Teatër Kombëtar. Kam bërë kërkesë në Ministrinë e Kulturës që të hiqen dhe emri të vihet me shkronjat që kanë qenë më herët e të cilat i kemi në depo”, ka thënë drejtori i përgjithshëm TKK-së, regjisori Agim Sopi. Sipas tij nëse kompania punëkryese nuk vepron brenda kësaj jave, TKK-ja do të marrë masa për t’i larguar vetë shkronjat. Por sipas zyrtarëve të MKRS-së kjo çështje do të zgjidhet shumë shpejt.

Burim Reçica, drejtor i Zyrës për prokurim në Ministrinë e Kulturës, ka thënë se kompania punëkryese do t’i kthejë në vendin e tyre shkronjat ngjyrë ari... (më shumë, sot në “Kohën Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...