“Vend” i artistit shqiptar prezantohet në Londër

6 Shtator 2016 - 08:18      

Prishtinë, 6 shtator - Në lokalet e Galerisë së Universitetit prestigjioz Wesmininster në Londër, artisti konceptual Blerim Racaj prezantoi veprën e tij të quajtur “Vend”, kulmim ky i studimeve të masterit, Departamenti i fotografisë në këtë universitet, shkruan sot “Koha Ditore”.

Racaj, i ardhur nga Kosova dekada më parë, paraqet portretet e brezit të parë dhe të dytë të diasporës kosovare me bazë në Londër, duke shqyrtuar kështu nocionin e relacionit në mes të vendit dhe përkatësisë.

Në veprën e tij ai inkorporon edhe fotografitë e bimëve ekzotike, që rriten në Londër, dhe në formë metaforike përdor peizazhin dhe portretin, duke paraqitur kështu lidhjen në mes të hapësirës kulturore dhe identitetit.

Sipas kritikës, arti i tij shtjellon sfidat e integrimit të diasporës kosovare në shoqëri të re, hendekun e brezave, si dhe ndjenjën e përkatësisë që transmetohet në të dy gjeneratat.

Racaj jeton dhe vepron në Londër të Britanisë së Madhe, mirëpo fokusi i punës së tij mbetet në Kosovë. Gjatë një periudhe prej dhjetë vjetësh, fotografitë e tij përshkruajnë peizazhin social dhe kulturor të Kosovës, duke përdorur retorikë të portretit dhe të peizazhit.

Puna e tij është përfshirë në ekspozita në Britani të Madhe, Kosovë, Itali, Kroaci, etj. Së fundmi ai ishte zgjedhur si finalist në The Renaissance Prize ‘14 (Getty Gallery), si dhe ishte fitues i vendit të katërt të Taylor Wessing Prize ‘14 (National Portrait Gallery). 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...