Muzeut kombëtar i shtohet ndjeshëm numri i vizitorëve

5 Shtator 2016 - 17:01      

“Muzeu Historik Kombëtar” institucioni muzeor më i madh në Shqipëri, që ndodhet në qendër të Tiranës, është një nga objektet më të vizituara nga turistët e huaj dhe vizitorët vendas gjatë këtij sezoni veror.

I vendosur në një pozicion favorizues në qendër të kryeqytetit, Muzeu Historik Kombëtar gjatë gjithë ditës, është i mbushur plot me grupe të vogla apo të mëdha turistësh, që hyjnë e dalin pa reshtur.

Gjatë kësaj vere bie ne sy një rritje e konsiderueshme e numrit të vizitorëve, në “Muzeun Historik Kombëtar” krahasuar me vitin e kaluar. Ndërsa vlerat historike që bart ky institucion muzeor, synojnë të nxisin mirëkuptimin dhe vlerësimin e historisë së vendit tonë tek publiku vendor, kombëtar dhe ndërkombëtar dhe të inkurajojë dialogun midis qytetarëve, mbi të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen shqiptare.

“Muzeu Historik Kombëtar” u përurua më 28 tetor 1981. Ai zë një sipërfaqe të përgjithshme prej 27.000 m2 dhe ka sipërfaqe ekspozimi prej 18.000 metra katrorë.

Në mjediset e muzeut gjenden rreth 4750 objekte, të cilat i përkasin një periudhe relativisht të gjatë kohore duke filluar nga mijëvjeçari IV para Krishtit dhe deri në gjysmën e dytë të shekullit XX. Muzeu është konceptuar që prezantimi i tij të bëhet nëpërmjet tetë pavioneve.

Në Muzeun Historik Kombëtar ruhen objekte unikale si Epitafi i Gllavenicës i krijuar në vitin 1373, e cila është një qëndismë e madhe me fije ari dhe argjendi në mëndafsh, e cila paraqet Krishtin ,busti i Deas ( hyjnesha e Butrintit, tashmë e indentifikuar me koken e Apollonit), mozaiku Bukuroshja e Durrësit etj. Në fasadën e Muzeut Historik Kombëtar shpaloset mozaiku “Shqipëria” i cili është më i madhi në vend.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...