“Mona” përzgjedhet për festivalin e filmit në Sao Paolo të Brazilit

5 Shtator 2016 - 11:33      

Filmi i shkurtër “Mona” është përzgjedhur për ta përfaqësuar Kosovën në edicionin e dytë të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Pavarur që mbahet në Sao Paolo të Brazilit- FESTICINI.

Filmi kosovar me regji të Lorena Sopit konkurron në kategorinë e Best Original Song krahas pesë filmave të tjerë, transmeton KultPlus. Dy prej tyre janë nga Spanja, por ka edhe filma nga Brazili, Irani dhe Kolumbia.

Në festival garojnë gjithsej 55 filma nga 18 vende të ndryshme të botës.

Filmi tregon historinë e një balerine të quajtur Mona. Gjatë provave të saj Mona sheh një vajzë që i duket si e njohur e saj. Kur ajo tenton ti afrohet, duke shkuar në drejtim të saj, vajza e lë atë.

Fituesi i festivalit do ta merr trofeun FESTICINI, të bërë enkas për ngjarjen. Festivali është i drejtuar në mënyrë specifike për të shpërblyer filmat e pavarur të prodhuar në mbarë botën.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...