4 Shtator 2016 - 21:10
“Kur e bëj muzikën time, jam paksa diktatore – është bota ime dhe njerëzit e ndjekin vizionin tim”, thotë ajo, shkruan “The Guardian”, transmeton “Koha Ditore”. “Por në aspektin vizual më tepër është një lloj bashkëpunimi”.
E janë pikërisht projektet vizuale, kryesisht ato që këngëtarja i ka sjellë në “Somerset House”. Ekspozita e saj e re, që është hapur në Londër të enjten e javës që lamë pas, prezanton universin vizual që ka krijuar ajo, fillimisht me video reale 360-shkallëshe, me të cilat ka shoqëruar “Vulnicura”, që është albumi i saj më emocional deri më tani.
Tek ka folur për ekspozitën, këngëtarja ekscentrike nuk është paraqitur personalisht, por nëpërmjet ekranit, në formën e një avatari, që është krijuar për videoklipin e këngës së albumit “Family”, që është në mesin e gjërave që kanë debutuar në ekspozitën e hapur në “Somerset House”.
Performuesja nga Islanda ka kohë që ka përqafuar mundësitë e prezantimit nëpërmjet teknologjisë së re dhe “Björk Digital” pasqyron sesi ajo e ka përdorur atë për ta shprehur kreativitetin.
Edhe pse ende është punë në proces e sipër, Björk veçse ka nisur krijimin e albumit të parë virtual me “Vulnicura”, duke xhiruar video të ndryshme 360-shkallëshe për secilën këngë, dhe duke angazhuar regjisor të ndryshëm për të gjitha.
“E konsideroj veten si dikush që ndërton ura ndërmjet gjërave që bëjmë ne njerëzit për çdo ditë dhe teknologjisë”, thotë ajo... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...