“La La Land”, një mjuzikël kryevepër

4 Shtator 2016 - 19:05      

Aferat e dashurisë luhen me argëtim në këtë film të mrekullueshëm, të trishtë dhe të mençur të regjisorit Damien Chazelle – regjisor i “Whiplash” – dhe festivali i filmit në Venecia nuk do të mund të ëndërronte një të tillë për hapje.

Është një homazh romantik i padjallëzuar i mjuziklave të filmave klasikë, duke hedhur në ekran energji dhe optimizëm, shkruan “The Guardian”, transmeton “Koha Ditore”. Me jo pak guxim, “La La Land” mëton të jetë si vazhdimësi në mes të “Singin’ in the Rain” dhe “Everyone Says I Love You” të Woody Allen e tërthorazi duke prekur edhe “Fame” të Alan Parker për skenën hapëse në të cilën një grumbull fëmijësh me ëndrra të mëdha, simbolikisht të ngecur në trafik në autostradën për në Los Angeles, dalin nga veturat dhe japin një performancë të madhe vallëzimi.

Për të qenë i sinqertë, kjo është pika ku audienca mund të gjejë tolerancën për këtë film i cili vjen si i tillë me një shfaqje të madhe.

Do pak kohë që të ambientoheni me klimën dhe në pesë minutat e parë, kolona zanore e mjuziklit mund t’i bëjë shikuesit të ndiejnë sikur po shikojnë ndonjë përshtatje të “Broadway”. Por shumë shpejt ky film më absorboi nga mënyra e thjeshtë e rrëfimit të historisë dhe me performancën e mrekullueshme të aktorëve në role kryesore, Ryan Gosling dhe Emma Stone, të cilët shkëlqejnë.

Veçanërisht Sonte e cila asnjëherë më parë nuk ka qenë më e mirë - sytë e saj të mëdhenj rrezatojnë zgjuarsi dhe inteligjencë kur nuk janë të mbushur me lot. Gosling, për pjesën e tij, ka fraza të mira në fjalorin paksa të ndytë, kur tregon se sa i lënduar apo sa i dashuruar është.

Ata të dy takohen rastësisht në një situatë bllokimi në trafik. Stone luan Mian, e cila ëndërron të bëhet yll, sikur gati të gjithë të tjerët dhe derisa pret, ajo lexon faqet e saj që i përgatit për një audicion... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...