Hollywoodit i duhet formula e suksesit për filmat “blockbuster”

4 Shtator 2016 - 17:03      

Në fillim të muajit gusht, derisa filmi “Suicide Squad” mori kritika të ashpra, studio filmike “Warner Bros”jo shumë zhurmshëm ka dhënë lajmin se ka përzgjedhur regjisorin David Yates që të realizojë pjesët e ardhshme të “Harry Potter”, “Fantastic Beasts” dhe “Where to Find Them”.

Autorja e Potterit po ashtu do të rikthehet që të shkruajë skenarin e dytë. Lajmi mund të mos ketë pasur ndonjë ndikim, sepse Yates nuk është një prej filmbërësve të shkëlqyeshëm, shkruan “The Guardian”, transmeton “Koha Ditore”. Në fakt, ai nuk është as regjisori më i mirë i serisë “Harry Poter”.

Alfonso Cuaron ndoshta ishte i vetmi që arriti filmin gati klasik “Harry Potter and Prisoner of Azkaban” në vitin 2004 ta përshtatë me kohën. Ndërsa Yates deri më tani ka realizuar katër filmat që u vlerësuan ndër më të këqijtë të serisë, dhe tani do të drejtojë dy episodet e ardhshme. Në kushtet e Hollywoodit, ish-regjisori i televizionit, është goxha punë e madhe.

Për ta kuptuar përse, duhet vetëm të shohim se çka ndodh kur studiot filmike u besojnë produksione me megabuxhet regjisorëve me më pak talent sesa Yates. Josh Trank ishte një prej filmbërësve të rinj më të përfolur të Hollywoodit për filmin “Chronicle”, para se vitin e kaluar të merrte përsipër realizimin e “Fantastic Four” nga “20th Century Fox”, derisa David Ayer është pritur shumë që ta bëjë një debutim triumfues me filmin “Suicide Squad”.

Asnjëri prej këtyre filmave nuk dolën ashtu siç kanë shpresuar të gjithë. Dhe tregu hollywoodian ka qenë i mbushur me raportime rreth vështirësive të Gareth Edwards në përballjen e tij me “Rogue One: A Star Wars Story”, i cili është dashur të kalojë nëpër probleme siç është rixhirimi i disa skenave dhe më pas çështje të tjera në procesin e montazhit... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...