Bibliotekat sekrete të historisë

4 Shtator 2016 - 15:01      

Nën rrugët që ndodhen në periferi të Damaskut, rreshtat me rafte kanë mbajtur libra që mund të jenë shpëtuar nga ndërtesat e bombarduara.

Përgjatë katër viteve të kaluara, vullnetarët kanë mbledhur 14 mijë libra nga shtëpitë e dëmtuara, shkruan BBC, transmeton “Koha Ditore”. Ato mbahen në një lokacion sekret për shkak të frikës se mund të jenë në shënjestër të qeverisë dhe forcave që janë pro Assadit, dhe vizitorët duhet t’u shmangen plumbave dhe rrezikut për të arritur deri tek hapësira nëntokësore e leximit. Është titulluar Biblioteka Sekrete e Sirisë dhe shumica e shohin si burim vital.

“Në njëfarë mënyre, biblioteka më ka kthyer prapa jetën time”, thotë Abdulbaset Alahmar, vizitor i rregullt.

“Do të thosha se sikur trupi që ka nevojë për ushqim, shpirti ka nevojë për libra”. Presionet religjioze apo politike kanë bërë që librat të mbahen të fshehta përgjatë historisë- qoftë në shpella sekrete apo koleksione private. Një prej tyre tani njihet si “Biblioteka e Shpellës”.

Në buzë të shkretëtirës Gobi në Kinë, që është pjesë e një rrjeti shpellash në Dunhuang, kjo bibliotekë ka qenë e mbyllur për gati 1 mijë vjet. Më 1900, Wang Yuanlu- një rojë jozyrtar i shpellës- e kishte zbuluar dorën e fshehtë që çoi deri tek dhoma e mbushur me dorëshkrime që datonin prej shekullit katër deri tek shekulli njëmbëdhjetë.

Autoritetet provinciale kanë treguar interesim të paktë për dokumentet, pasi që Wang i kishte kontaktuar ata: por lajmi për shpellën është shpërndarë dhe një eksplorues me prejardhje nga Hungaria, Aurel Stein, e kishte bindur që t’ia shiste atij 10 mijë dorëshkrime... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...