
4 Shtator 2016 - 13:00
Janë prizrenas dhe kushedi sa e sa herë kanë shkelur mbi monumentin e kujtesës që lidh dy pjesë të qytetit. Por kjo nuk u mjafton. E ruajtja e kujtimit edhe përmes fotografisë është një plus, shkruan sot “Koha Ditore”. Të qeshurat s’i ndalin as pasi të kenë kryer punë me fotot, e madje as kur pyeten pse zgjodhën pikërisht urën për të dalë në fotografi.
“Unë jam fajtori. U thashë të dalim këtu se shumë gjëra na lidhin me urën”, thotë Syri Ramadani, 57-vjeçari që po shkrepte foton. Nuk flet më shumë, e për monumentin - që u rrënua nga vërshimet e vitit 1979 për t’u ringritur shpejt në formën e vet origjinale - e lë që të flasë Sheradin Ramadanin, historian me profesion. Edhe pse ai është katër vjet më i ri. E Ramadani nuk e sheh urën si të shkëputur nga vlerat e shumta monumentale të Prizrenit.
“Ura është pjesë e një kompleksi më të gjerë të monumenteve në Prizren, të cilat ia vlen që të vizitohen”, thotë ai, teksa për urën thotë se është e veçantë për prizrenasit dhe për qytetin në përgjithësi, duke lidhur kësisoj dy pjesë shumë të rëndësishme: atë që njihet si “Arasta” në njërën anë dhe “Shatërvani”, në anën tjetër.
“Unë kam qenë nxënës në vitin 1979, kur ura u rrënua nga vërshimet. Dhe e mbaj mend kur u bë rikonstruksioni i urës, siç ka qenë e vjetra, që i takonte shekullit XVI”, thotë Ramadani, që shquan vlerat e veçanta arkitektonike të kësaj ure... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...