Foto: Koha

Piktori që i jep ngjyrë trashëgimisë kulturore

4 Shtator 2016 - 11:20      

Midis koloritit të zymtë dhe atij të ndezur, Zymer Mulliqi e “zhvendos” trashëgiminë kulturore në piktura.

Artisti nga Peja, ani pse i diplomuar në gjeneratën e parë të dizajnit grafik në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës, pikturën e ka fokus kryesor, shkruan sot “Koha Ditore”. Jo pse dy vitet e para të studimeve i kishte bërë për pikturë, por thotë se në këtë drejtim e gjen më tepër veten.

“Dy vite kam qenë në pikturë e dy të tjera në dizajn grafik. Kemi qenë gjenerata e parë e dizajnit grafik. Por kryesisht jam orientuar në pikturë. Është një pasion nga i cili nuk kam mundur të heq dorë”, thotë Mulliqi, i cili njëherësh është edhe drejtor i Galerisë së Arteve në qytetin e Pejës.

Kullat si shenjë identifikuese

Në krijimtarinë e tij, Mulliqi i ka kushtuar vëmendje të veçantë trashëgimisë kulturore. Njëra ndër fushat që ka pësuar më së shumti pas luftës së fundit në Kosovë pasqyrohet në tablotë e Mulliqit.

Veprat e tij kanë zënë vend nëpër shumë galeri... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...