3 Shtator 2016 - 12:13
Komunikimi
Kontaktet e para të zviceranëve me Nënë Terezen dhe të cilat dihen, janë ato pas Luftës së Dytë Botërore. Pikërisht në Indi, ajo kishte pasur kontakte të ngjeshura me jezuitin p. Henry Volken nga Zermatt i Zvicrës, shkruan sot Albert Ramaj në Shtojcën për Kulturë të Kohës Ditore.
Më 1964 në Bombay u mbajt kongresi eukaristik në të cilin mori pjesë Nënë Tereza dhe botuesi dhe njeriu shumë njohur i botës katolike zvicerane Eugen Vogt, i dërguar nga konferenca ipeshkvore e Zvicrës. Një familje zvicerane që jetonte në Bombay, e kishte ftuar për drekë Nënë Terezen, Henry Volken dhe Eugen Vogt. Ky takim mes Eugen Vogt dhe Nënë Terezes kishte lënë mbresa shumë të mëdha siç shkruante edhe ai vetë më vonë. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...