56 piktorë bashkohen për një portret të Nënës Terezë

2 Shtator 2016 - 16:47      

56 piktorë për një portret gjigant të Nënë Terezës. Projekti që nisi tre muaj më parë, përfundoi sot, nga piktori tetovar Miftar Memeti.

Profesorët dhe disa studentë të angazhuar në këtë projekt, janë që të gjithë të diplomuar apo punësuar në Universitetin e Tetovës.

“Kolegët e mi që ua kam dhënë nga dy piktura, njërën ua kam dhënë ta punojnë në bazë të kërkesave dhe ngjyrave të mija, ndërsa piktura e dytë e tyre është origjinale e vet autorit dhe e kryem me sukses këtë projekt ekspozitë për shenjtërimin e Nënë Terezës”, u shpreh Miftar Memeti.

Ekspozimi i portretit do bëhet në Tetovë dhe Shkup, ndërsa ambiciet e profesor Memetit janë që këto punime të ekspozohen edhe jashtë kufirit.

“Çdo autor ekspozitën e tij ka qejf ta çojë edhe jashtë dhe unë dua që kjo vepër së paku të shkojë në Shkup, Tiranë dhe Prishtinë”, tha Mehmeti.

“Ditën e ekspozimit të kësaj pikture të madhe të përbërë nga 56 të vogla, nuk do del në pamje vetëm ky kombinim i portretit të Nënë Terezës, por, me plotësimin e këtij portreti që do bëhet nga këta piktura këtu, duke i vendosur në numrin rendor, që ka shënuar profesor Miftari automatikisht zbulohet edhe një ekspozitë tjetër që është punim autorial i të gjithë 56 piktorëve”.

Projektin e profesor Miftarit me rastin e shenjtërimit të Nënë Terezës, e ka përkrahur financiarisht Ministria e Arsimit e Maqedonisë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...