Ekspozitë për Nënë Terezën në Bibliotekën Kombëtare në Tiranë

2 Shtator 2016 - 14:08      

Biblioteka Kombëtare në Shqipëri, në nderim të figurës së shquar të Nënë Terezës dhe shenjtërimit të saj, do të çelë nga 3-10 shtator ekspozitën “Homazh” kushtuar Nobelistes së Paqes përmes titujve dhe veprave që kanë në fokus jetën frymëzuese dhe veprimtarinë e saj shembullore.

Në ekspozitë do të prezantohen lutjet dhe poezitë e shkruara prej vetë shenjtores, poezitë që ajo u frymëzoi poetëve shqiptarë, albumet mbresëlënëse të artistëve, monografitë studimore, intervistat, jetëshkrimet e deri tek bibliografitë për Nënë Terezën, transmeton KP.

Sipas njoftimit për shtyp të BKSH-së, përmes një bashkëpunimi përherë të suksesshëm me Muzeun Historik Kombëtar dhe Ministrinë e Kulturës, në këtë ekspozitë do të ekspozohen edhe disa nga objektet personale të Nënë Terezës, si kryqi, rruzarja dhe peshqiri i saj, sot pronë e MHK.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...