2 Shtator 2016 - 13:22
Ky edicion, i 73-ti me radhë nuk është përjashtim. Në garën për çmimin kryesor, “Luanin e Artë”(Golden Lion), filmi fantashkencor i Denis Villenueve, me titull “Arrival”, me Amy Adams në rol kryesor shkon kokë më kokë me filmin e regjisorit debutues kilian Chrisopher Murray, me titull “El Cristo Ciego”. Eksplorimi kozmik jofiktiv i Terrence Malik, “Voyage of Time”, si homolog ka filmin italian me buxhet të vogël, “Spira Mirabilis”. Derisa regjisori filipinas Lay Diaz mund të jetë i arrirë me projektet e tij të mëhershme, por ai mund të ketë drojë për filmin e tij 226-minutësh “Ang Babeng Humavo” që garon me historinë e dashurisë së Ana Lily Amirpour, “The Bad Batch”, film ky që në rolet kryesore sjell Jason Moma dhe Keanu Reeves.
“Karakteristika kryesore e Venecias është se kemi një gamë të gjerë të gjërave në një kategori”, ka thënë Alberto Barbera, drejtori i festivalit, megjithëse në mëdyshje për përfundimin e garës që ka futur së bashku në program.
“Është traditë për Venecian që të ketë filma të mëdhenj hollywoodian, por në të njëjtën kohë, festivali ka krijuar prestigj në zbulimin e talenteve dhe filmave të rinj, si dhe shteteve që janë në zhvillim”, ka shtuar ai. Madhësia relativisht kompakte e propozimeve në Venecia – 55 filma të rinj- ka ndikim në nxjerrjen në pah të kontrasteve në mes të së voglës dhe së madhes. Festivali u hap të mërkurën me mjuziklin e Damien Chazelle, “La La Land”, që sjell në rolet kryesore aktorët Ryan Gosling dhe Emma Stone. Karriera e Chazelle ngërthen gamën e Venecias. Filmi i tij “Guy and Madeline on a Park Bench,” ishte bardhezi që bazohej në mjuziklet e viteve ’30. “Whiplash” ndoqi disiplinat triumfuese dhe të patrembura e më pas u bë edhe favorit për çmime. “La La Land” është një tjetër film i madh, por, ashtu si me dy filmat e tij të kaluar, Chazelle bashkëpunoi me mikun e tij të kolegjit, Justin Hurwitz.
“Gjatë shtrirjeve të caktuara procesi u shndërrua në atë që unë doja të jetë filmi: intim dhe madje privat, por në kornizën e ‘Scope epik’”, ka thënë Chazelle. Historia e festivalit dhe qytetit të Venecias duket se mban kërkesa të qëndrueshme që filma të tillë të shfaqen aty. Kjo përfshin edhe studion “Mostra” të Gilles Villeneuve.
“Ashti si vetë qyteti i Venecias, ‘Mostra’ shkon përtej modës dhe kohës. Është i tëri për elegancë të pastër dhe romancë të vërtetë, në mes të dramës dhe realitetit”, ka thënë Villeneuve.
Tituj të tjerë të shquar që do të jenë në vëmendje në Venecia përshijnë edhe trilerin e Tom Fordit, “Nocturnal Animals”, ku luan Jake Gyllenhaal dhe Adams; si dhe “Jackie” i Pablo Larrain me Natalie Portman në rolin e zonjës së parë, të vejës së presidentit John F. Kennedy.
“Më duhet ta pranoj se këtë vit ishte më e lehtë të marrim filma dhe emra të mëdhenj”, ka thënë Barbera, duke e referuar këtë fakt për filmat “Birdman” dhe “Spotlight” të cilët viteve të kaluara fituan çmimin kryesor “Oscar”. Të dy patën premierat në Venecia. Por edhe filma më të vegjël mund të marrin një lloj vëmendjeje në këtë festival. Lorenzo Vigas vitin e kaluar mori “Luanin e Artë” me dramën “Desde Alla” dhe kishte ngjallur diskutime edhe para se ta merrte çmimin.
“Në fillim ishte sikur ne nuk ekzistonim”, ka thënë Vigas, i cili këtë vit është pjesë e festivalit duke qenë pjesë e jurisë.
“Vetëm pas shfaqjes së filmit, gjithçka ndryshoi. Të gjithë po vinin pas nesh”, ka shtuar ai. “Desde Alla” menjëherë u bë filmi më i kërkuar në shfaqjen për media në “Toronto International Film Festival”, dhe u distribuua në 50 shtete. Kjo nuk do të thotë se Venecia është foleja për shitje, përkundër përpjekjeve të fundit për të zgjeruar tregun dhe iniciativat siç janë “Venice Production Bridge” dhe “Biennale College” që asiston dhe financon filma të rinj. Por prekja e prestigjit mbetet atraktive.
“Nuk është tërësisht vend biznesi, por është një vulë që tregon se je i mirë”, ka thënë Rama Burshtein, regjisorja e komedisë romantike “Through the Wall”. Në vitin 2012 ajo dha premierën e filmit “Fill the Void” në Venecia dhe thotë se ndihet e kënaqur që ka rastin të shfaqë aty edhe filmin e saj të dytë. Historia e saj rreth një gruaje që kërkon një burrë pasi që i fejuari e tradhton është një prej atyre që trajtojnë regjisorët që janë në ngritje. Disa prej filmbërësve më të arrirë po prezantojnë vepra të reja po ashtu, duke përfshirë këtu Wang Bing, Ulrich Seidl, Benoit Jacquot, Sergei Loznitsa, Wim Wenders dhe Emir Kusturica. Stéphane Brizé, që vitin e kaluar fitoi në Cannes me “The Measure of Man”, prezantohet me “Une Vie”. Edhe yjet e Hollywoodit kanë vend. Mel Gibson prezantohet si regjisor me filmin për Luftën e Dytë Botërore “Hacksaw Ridge”, derisa James Franco ka përshtatjen e John Steinbeck me “In Dubious Battle.” Ashtu si çdo festival tjetër edhe ky i Venecias ballafaqohet me audiencën dhe gazetarët të cilët do ta gjykojnë krejt programin.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...