2 Shtator 2016 - 08:48
Në lidhje me procesin e përzgjedhjes, Kumbaro tha se ishte transparent, ndërkohë theksoi se së shpejti do të prezantohet projektin e ri për rikonstruksionit e TKOB.
“Procesi ishte i hapur dhe transparent. Falënderoj për këtë proces mediat. Falënderoj edhe kandidatët që morën pjesë në këtë garë, të 6-të kandidatët. Në mënyrë të veçantë, Ylber Gjinin, një nga artistët tuaj të suksesshëm. Në fund të atij procesi, komisioni dhe në fund Qeveria, vendosi për kandidaturën e përzgjedhur”, tha Kumbaro, ndërkohë që falënderoi ish drejtorin Ilir Kerni për kontributin e tij ndër vite.
Drejtoresha e re Zana Çela, në fjalën e saj, vuri në dukje se e njeh mirë teatrin dhe falënderoi ish-drejtorin Ilir Kerni për kontributin e dhënë në këtë institucion përgjatë këtyre tre viteve.
“E njoh teatrin shumë mirë. Doja të prezantoja disa nga momentet kryesore të kësaj platforme. Gjatë gjithë kësaj kohe kam qenë ndjekësja më e rregullt e shfaqjeve tuaja dhe kam përjetuar me shumë dashuri të gjitha shfaqjet. Ndaj, sot ju përgëzoj për suksesin që keni arritur përgjatë këtyre viteve”, tha ajo.
Ministria e Kulturës në datën 7 shtator do të prezantojë në një dëgjesë publike, projektin e TKOB dhe Skenës së re artistike, dy nga investimet më të rëndësishme të Ministrisë së Kulturës.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...