1 Shtator 2016 - 10:54
Vlerat e tyre mbeten prioritet jo vetëm kombëtar.
Nga datat 29 gusht – 4 shtator 2016, Teatër Kame, në bashkëpunim me Teatrin Kombëtar, Ministrinë e Kulturës, Bashkinë e Tiranës dhe Media-Partnerëve, organizojnë Festivalin Ballkanik të Teatrit në Tiranë (BATTIF), i cili mbahet në skenën e hapur të Teatrit Kame në Ibë, në periferinë lindore të kryeqytetit.
Festivali i konceptuar edhe si një takim midis fqinjësh, do të jetë rasti për njohjen jo vetëm me teatrin e vendeve tona përkatëse si urë lidhëse, por edhe të kulinarisë, muzikës dhe shpirtit tonë të përbashkët ballkanik në një atmosferë festive, duke promovuar vlerat tona më të mira dhe duke i dhënë një shtysë turizmit kulturor, sezonal, kulinar të kësaj zone të Tiranës dhe më gjerë.
Agjencia Kombëtare e Turizmit mori pjesë në ceremoninë e hapjes së këtij festivali duke u përfaqësuar me drejtorin e përgjithshëm Ardit Çollaku si disa prej zyrtarëve të saj.
AKT do të jetë prezente çdo ditë në këtë event deri në përfundim të tij.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...