1 Shtator 2016 - 09:26
Llugiqi do të ngjitet në skenën e teatrit të operës në qytetin bullgar për të interpretuar rolin e Violetta Valery. Në skenë do të ngjitet me tenorin e njohur ukrainas, Mykhailo Malafii, në rolin e Alfredo Germont. E dirigjenti i ri holandez, Sander Teepen – fitues i çmimit të parë në garën ndërkombëtare për dirigjentë të operës në “Blue Danube Conducting Competition 2015” – do të marrë përsipër drejtimin e kësaj opere.
“La Traviata” është operë me tri akte e kompozitorit Guiseppe Verdi dhe libreto të Francesco Maria Piave. Bazohet në “La Dame aux Camélias” (1852), shfaqjen e përshtatur nga romani i Alexandre Dumas.
“Jam e lumtur që do të hap sezonin operistik me rolin e Violetta Valery në operën ‘La Traviata’”, ka thënë Llugiqi, tek ka treguar se me këtë rast do të debutojë në rolin e Violettas (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...