Frida Toçi dhe Ilir Baxhaku triumfojnë në ‘Zambakun e Prizrenit’

1 Shtator 2016 - 00:59      

Pas dy orësh maratonë muzikore, Festivalit “Zambaku i Prizrenit” ka përfunduar duke shpallur më të mirët e festivalit me traditë në qytetin e bukur të Prizrenit.

Frida Toçi dhe Ilir Baxhaku me “Kënga e Zemrës” kanë triumfuar këtë natë duke marrë kësisoj çmimin e parë, Zambakun e Artë, dhe shumën prej 500 eurosh, që ndahet nga Drejtori i këtij festivali, transmeton KultPlus.

Çmimet e treta dhe të dyta juria e festivalit vendosi që këtë vit të ndahen mes dy kompozimeve. Sami Piraj, pjesë e jurisë, përmendi Majlinda Cikaçin dhe Sahit Vatën me këngën “Sa të dua o Prizren”, dhe “Sen Oldun”, kënduar nga Olga Kazas, si dy këngët që janë shpërblyer me vendin e tretë.

Vendin e dytë në festival po ashtu e ndanë mes vete kompozimi “Malli im” i Isa Jakupit me solisten Ylberina Avdyli dhe po ashtu Olta Juba nga Shkodra “Me trile t`ëmbla ma morre zemrën”.
Cikaçi dhe Vata kanë marrë edhe çmimin e publikut – Zambakun e Argjendtë, me 60-të vota, çmim që atyre ua ndau kryetari i Komunës së Prizrenit – Ramadan Muja.

Në spektaklin dy orësh pasi u performuan 14 këngët e këtij viti dolën në skenë këngëtarë që sollën hite të vjetra të muzikës qytetare shqiptare.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...