Tuma Ilire në Kamenicë të Korçës drejt rikthimit në funksion për turistët

31 Gusht 2016 - 17:28      

Tuma Ilire në Kamenicë shumë shpejt do të rikthehet në funksion të plotë për turistët dhe vizitorët.

Bashkia e Korçës në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Monumenteve të Kulturës së këtij qyteti po punojnë për krijimin e një infrastrukture më të mirë dhe sistemimin e gjithë hapësirës ku shtrihet ky aset i pasur arkeologjik.

Tuma ilire në Kamenicë të Korçës, një vendvarrim prehistorik, është cilësuar si një nga objektet me vlera më të rralla arkeologjike

Tuma e Kamenicës, si një nga monumentet më përfaqësues të prehistorisë shqiptare është monumenti më i madh në llojin e vet zbuluar dhe studiuar deri tani në vendin tonë dhe mbart mbi vete një histori të gjatë rreth shtatë shekujsh.

Ka mjaft të dhëna interesante në këtë monument arkeologjik, pasi zbulohet jeta, kultura, zakonet dhe ritualet e banorëve ilirë që nga shek. X deri ne shekullin e VI para erës së re. Ajo është e përbërë nga godina muzeale, ku janë afishuar stendat me të dhëna konkrete dhe objekte arkeologjike, si dhe nga mjedisi i jashtëm ku jepet forma dhe struktura e tumës.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...