Zana Çela, drejtuese e re e TKOB në Tiranë

31 Gusht 2016 - 16:34      

Themeluesja e konkursit Ndërkombëtar Operistik “Mari Kraja”, rikthehet në këtë post, pasi ajo e ka drejtuar TKOB nga viti 2000 – 2003. kur u largua pas protestave të nisura nga artistët.

Zana Çela është drejtuesja e re e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.

Vendimi është marrë në mbledhjen e Qeverisë. Në garë ishin tenori Josif Gjipali dhe producentja Zana Çela.

Nga dy kandidaturat që propozoi Miinistria e Kulturës, kryeministri ka zgjedhur vetëm një dhe më pas është miratuar në qeveri.

Zana Çela, themeluesja e konkursit Ndërkombëtar Operistik “Mari Kraja”, rikthehet në këtë post, pasi ajo e ka drejtuar TKOB nga viti 2000 – 2003. ku u largua pas protestave të nisura nga artistët.

Platforma e Zana Çelës: Teatër kozmopolit, ekselencë dhe donatorë

Që në fill të platformës kam nënvizuar faktin që për hartimin e saj kam bërë analizën e TKOB sot, problemet, specifikat e tij. Këto më kanë shërbyer si guidë. Risqet më të mëdha të teatrove janë: rënia e interesit të shoqërisë, mungesa e subvencioneve që kërkojnë menaxhim. Si të dalim nga kjo gjendje për të siguruar të ardhmen: të rrisim audiencat që të kapin të gjitha kategoritë, sidomos të rinjtë, pra një teatër kozmopolit, duke u mbështetur në traditën e TKOBAP e në bashkëpunim me rrjetin europian të operës që siguron rritjen e nivelit.

Angazhimi kryesor është ta kthejmë TKOB në një institucion të ekselencës, edukimit dhe inovacionit. Kam caktuar 6 fusha: ekselencë në program dhe zbatimin e kalendarëve artistikë, edukimin e publikut, thithjen e publikut, marketing dhe promocion. Menaxhim më i mirë i burimeve financiare që ka teatri, duke identifikuar burime të reja, donatorë, sponsorë; ripozicionim të vendeve të punës sipas aftësive dhe repertor më i gjerë: me të gjitha epokat, nga barokja te tendencat e reja.
 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...