Sonte mbahet edicioni i 28 i “Zambakut të Prizrenit”

31 Gusht 2016 - 08:31      

Sonte në mbrëmje, me fillim nga ora 20:00, në kopshtin e Kino Lumëbardhit nën qiellin e hapur në Prizren, do të mbahet edicioni i 28-të i Festivalit të këngës së vjetër qytetare “Zambaku i Prizrenit”, ku do të këndohen live, të përcjella nga orkestra, 14 këngë.

Kënga “Nuk jam shpirti yt” që do të këndohet nga Xhevat Kelmendi, sonte në orën 20, në kopshtin e Kino Lumëbardhit do ta hap perden e këtij edicioni, i cili me edicionet para këtij është vënë në dilemën “të jesh apo të mos jesh”.

Orkestra në përbërjen e së cilës janë instrumentistë të dëshmuar në një kohë prej vetëm pesë ditësh, nën përkujdesjen e kompozitorit Tomor Berisha, ka bërë përgatitjet maksimale të mundshme që Prizrenit t’i kthehet “Zmbaku i Prizrenit” me vlerat e dëshiruara.

“Zambaku i Prizrenit” është i vetmi festival i kësaj natyre, që synon ruajtjen e vlerës dhe promovimin e kompozitorëve dhe këngëtarëve.

Drejtori i Studio Helix-it, Istref Krasniqi, thotë se edhe përkundër kohës së shkurtër janë bërë përpjekjet maksimale që ky edicion të jetë kthesë në rrugëtimin pozitiv të Festivalit.

Në një skenë të veçantë, me zërim e ndriçim profesional edhe në një atmosferë të veçantë, organizatori shpreh besimin për një edicion të veçantë, por, thotë Krasniqi, “fjala e profesionistëve do të jetë ajo që do të ia jep vlerësimin “Zambakut...” të sivjetmë”.

Juria, emrat e së cilës do të bëhen publike vetëm pas fillimit të festivalit, do t’i ndaj tri shpërblime. Kënga të cilës do t’i ndahet vendi i parë nga juria, përveç “Zambakut të Argjendtë” që i takon kompozitorit, do të shpërblehet me shumën prej 500 Euro, vendi i dytë do të shpërblehet me 300 Euro dhe vendi i tretë me 200 Euro.

Kënga më e mirë e zgjedhur nga publiku, përveç me “Mikrofonin e Artë” që i takon këngëtarit, do të shpërblehet edhe me 300 Euro.

Shpërblimet në para në mënyrë të barabartë i takojnë këngëtarit dhe kompozitorit të këngëve fituese.

Këto janë këngët që do të performohen live në kopshtin e Kino Lumëbardhit:

1. “Nuk jam shpirti yt”. Kompozim i Memli Kelmendit e këndon Xhevat Kelmendi.

2. “Flokëzeza”. Kompozim i Irfan Blakqorit e këndon Irfan Blakqori .

3. “Kënga e zemrës”. Kompozim i Veton Perrollit, e këndon dueti Hysen Kafexhiu dhe Frida Toçi;

4. “Me trille t’ambla ma more zemrën” kompozim i Zyhni Beqirajt e këndon Olta Juba;

5. “Sa të kam dashtë”. Kompozim i Nexhat Maculës e këndon Albulena Jashari.

6. “Sen Oldun”. Kompozim i Hisein Kazaz e këndon Tolga Kazaz.

7. “Miris belog Zambaka”. Kompozuar nga Shefqet Hoxha e këndon Shaqir Ahmeti”

8. “O po qan Lulja”, kompozuar nga Ylli Kalaja, këndohet nga Rakipe Karaj;

9. “Malli im”. Kompozim i Isa Jakupit, këndohet nga Ylberina Avdyli

10. “Lem ta puth nishanin” kompozim i Ylli Ramzotit, këndohet nga Ilsi Ademi.

11. “I vetmuar jam”. Kompozim i Arsim Kryeziut, këndohet nga Andi Qerreti.

12. “Vera e hidhur”. Kompozim i Edon Ramadanit këndohet nga Denik Prizreni.

13. “Sa të dua o Prizren”. Kompozim i Tomor Berishës, këndohet nga Majlinda Cikaçi e Sahit Vata;

14. “Do t’ këndojmë e do t’ këndojmë”. E ka kompozuar dhe e këndon Artan Bakija. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...