30 Gusht 2016 - 20:02
Gjatë fjalës së saj, siç transmeton atsh,ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro nënvizoi se shoqëria është ajo që shkruan historinë dhe jo politika.
“Shkrimi i historisë nuk është detyrë e politikës dhe as nuk mëtoj t’i shkoj asaj hullie. Por, është detyrë e politikës të ndërtojë mekanizma financiarë dhe profesionalë që dëshmitë e kohës të mos vdesin, që dëshmitarët të mund të shprehen, që dokumentet arkivore të mos zhduken e ca më keq të transformohen, apo të keqpërdoren siç, mos o zot, janë përdorur duke na i tundur para hundës herë si lecka kutërbuese e herë si pisqolla. Është detyrë e të gjithë shoqërisë shqiptare të kontribuojë në nxjerrjen në pah të të vërtetave, të tregimit të vuajtjeve dhe të martirëve, të viktimave dhe të mekanizmave që prodhuan viktima”.
Në dëgjesën publike morën pjesë studiues, ekspertë si Bashkim Shehu, Gëzim Qendro, Artan Puto, Fabian Kati dhe Eldon Gjika, por edhe arkitektët italianë Elisabetta Terragni dhe Daniele Leda prezantuan për median dhe të ftuarit pjesë të projektit
“Përgjimet që ka bërë sigurimi i shtetit e që drejtoheshin nga kjo shtëpi janë pikënisja e muzeut, kurse pikëmbërritja është kontrolli totalitar në diktaturë në forma nga më të ndryshmet”, u shpreh shkrimtari Bashkim Shehu.
Përfaqësues të shoqatës të përndjekurve politikë, ish-të burgosur politik, përfaqësues të Institutit të Studimit të Krimeve të Komunizmit, shoqata e të drejtave të njeriut, historianë, opinionistë, etj.
“Qasja për Shtëpinë e Gjetheve them që ose saktësisht nuk ka një përcaktim dhe nëse e ka nuk anon nga martirët apo nga viktimat”, tha Bilal Kola.
Kuratori Bashkim Shehu pasi foli për dokumentacionin dhe objektet për projektin e muzealizimit, pohoi se nuk gjen dokumente që rrëfejnë për torturat që bëheshin gjatë fazës së hetimeve nga Sigurimi i Shtetit.
“Gjërat më të tmerrshme që ka bërë komunizmi, ata nuk i dokumentonin drejtpërdrejt, megjithatë fjala torturë del në ndonjë dokument. Por pjesa më e madhe e dëshmive të torturave vijnë nga viktimat”, pohoi Shehu.
Ministria e Kulturës ka shprehur vendosmërinë për ngritjen e institucioneve të kujtesës që eksplorojnë historinë e komunizmit shqiptar nga viti 1945 deri në vitin 1989, me synim ngritjen e vetëdijes publike përmes materialeve të dokumentuara dhe ekspozitave të ndryshme.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...