30 Gusht 2016 - 11:30
Si mysafire e festivalit “Hardh Fest”, Castriota do të jetë njëra nga interpretueset përgjatë ditëve të asaj që njihet edhe si festa e verës, shkruan sot “Koha Ditore”. E njohur për shqiptarët e Kosovës nëpërmjet një storie televizive të “Kohavisionit” në nëntor të vitit të kaluar, ajo ka folur shkurtimisht para medieve pasi ka dalë nga terminali “VIP” në Aeroport.
Gjysmë ore pas kohës kur ishte lajmëruar mbërritja dhe pa organizim të ndonjë konference për media, Castriota ka thënë se është e emocionuar që ka ardhur mysafire në Kosovë.
“Jam e nderuar që jam në Kosovë dhe jam shumë falënderuese për pritjen që më është bërë. Jam shumë e emocionuar që do të interpretoj në ‘Hardh Fest’”, ka thënë Castriota, e cila konsiderohet të jetë gjenerata e 14-të si pasardhëse e Skënderbeut... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...