
30 Gusht 2016 - 10:20
“Korale” e Jan Kukuzelit, “Hej ju male” e Çesk Zadesë, “Agimet shqiptare” e Avni Mulës, “Vals hyjnor” e Genc Tukiçit e “Nënë Tereza” e Kreshnik Aliçkajt, janë në mesin e veprave që do të interpretohen në këtë koncert bashkë, shkruan sot “Koha Ditore”.
Krahas veprave shqiptare, programi përfshin edhe kryevepra të kompozitorëve të njohur botërorë, si “Lutje” nga opera “Maria Stuarda” e Gaetano Donizettit, “Ave Maria” e Franc Schubert, “Meditim për violinë e orkestër” nga opera “Thais” e Jules Massenet, “Virgjëresha e engjëjve” nga opera “Fuqia e fatit” e Guiseppe Verdit, “Më shpëto o Zot” nga “Rekuiemi” i Gabriel Faure, “Buka e engjëjve” nga Cesar Franck e “Kush është ky fëmijë” e William Chatteron Dix.
Këto vepra do të interpretohen nga 125 instrumentistë e koristë të Filarmonisë së Kosovës, të cilët në skenë do të ngjiten me disa prej emrave më të mëdhenj shqiptarë që po lënë gjurmë në botë.
Bazilika e Shën Palit - një prej katër bazilikave antike dhe më të mëdha papnore në Romë - është vendi në të cilin një ditë para shenjtërimit të humanistes Nënë Tereza do të dëshmohen vlerat kulturore të popullit shqiptar... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...