30 Gusht 2016 - 09:20
Sipas një njoftimi që e posedon gazeta, kandidatët ishin ftuar në intervistë në ditën e 12-të të këtij muaji, shkruan sot “Koha Ditore”. Por të hënën është marrë vesh se vlerësimet e deritashme kanë rënë në ujë, pasi që Komuna e Gjilanit ka vendosur ta anulojë konkursin për drejtor të institucionit teatror të këtij qyteti.
Një vendim i tillë është marrë pas propozimit të kryetarit të Këshillit Drejtues të Teatrit, Sabedin Shahiqi. Menjëherë pas këtij vendimi regjisori Erson Zymberi ka reaguar, duke thënë se ndërhyrja politike e ka kthyer procesin në pikën zero.
Sipas tij kundërkandidati Bashkim Nexhipi është i preferuari i politikës, përkatësisht i kryetarit të Komunës, Lutfi Haziri. Nexhipi bashkë me kryetarin e Këshillit Drejtues, Sabedin Shahiqi, e mohojnë këtë megjithëse që të dy aktualisht mbajnë pozitat në të cilat i ka emëruar kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...