29 Gusht 2016 - 16:18
Pasardhësja e Skënderbeut është pritur nga përfaqësues të institucioneve të Republikës së Kosovës, përfaqësues të festës së vjeljes së rrushit “HardhFest” dhe të bodrumit Stone Castle.
Vet Sofia u shpreh e ngazëllyer që po qëndron në atdhe dhe për faktin se do të jetë pjesë e HardhFest 2016.
“Jam e ngazëllyer dhe shumë e lumtur që jam në Kosovë dhe që do të jem pjesë e HardhFest”, u shpreh Sofie Kastrioti me të arritur në Kosovë.
Ndërsa, për vet organizatorët e HardhFestit si dhe Komunën e Rahovecit, vizita e saj është nder pasi që kjo është hera e parë që Kastrioti viziton Republikën e Kosovës dhe e cila do të përformojë veprat e saja.
Sofie Kastrioti, do të qëndrojë deri më datë 5 shtator në Rahovec.
Festa e Vjeljes së rrushit “Hardh fest” do të mbahet me 2,3 dhe 4 shtator, ku gjithashtu edhe këtë vit festivali mbështetet nga Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Komuna e Rahovecit Ndërsa Partner i festivalit këtë vit do të jetë StoneCastle, të cilët festojnë 10 vjetorin.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...