Festivali “Mirëdita, dobar dan!” debaton për “Veteranët e luftës në Ballkan”

29 Gusht 2016 - 11:17      

Festivali “Mirëdita, dobar dan!” 2016 do të vazhdojë organizimin e aktiviteteve në Kosovë përmes programit të debateve publike që ka për qëllim të ekzaminojnë marrëdhëniet kritike midis Kosovës dhe Serbisë nga pikëpamja e të kaluarës, si dhe nga perspektiva e bashkëpunimit në fushën e politikës, kulturës, arsimit, ekonomisë, sektorit civil dhe të gjitha segmenteve të tjera të shoqërisë.

Duke sjellë folës dhe profesionistë të fushave me interes publik, festivali mëton të përçojë promovimin e dialogut si shtete fqinje duke diskutuar e ndarë me audiencën dhe publikun e gjerë temat dhe çështje me interes për të dy shoqëritë në transformim, transmeton Koha.net.

Më 2 shtator, në ora 14.00 në Prishtinë, në kuadër të programit të debateve, do të organizohet debati publik me temën “Veteranët e luftës në Ballkan”, në Qendrën Informuese dhe Kulturore të BE-së (Sheshi Nëna Terezë, nr.63, Prishtinë). Panelistë të këtij debati janë znj. Ganimete Musliu (deputete e Kuvendit të Kosovës), znj. Nora Ahmetaj (konsulente e të Drejtës Tranzicionale), z. Shkelzen Gashi (publicist) dhe z. Ljudevit Kolar (aktivist në Qendrën për Trauma të Luftës, Novi Sad).
Ky debat do të moderohet nga z. Rron Gjinovci (aktivist socio-politik).

Festivali “Mirëdita, dobar dan!” është iniciativë unike që kontribuon në dialogun dhe shkëmbimin kulturor në mes Kosovës dhe Serbisë, më qëllim të përmirësimit të marrëdhënieve sociale, politike dhe kulturore në mes dy shoqërive. Synimi i organizatorëve është që ky festival të vazhdojë të organizohet në mënyrë tradicionale, duke kontribuar në vazhdimësi në vendosjen e paqes së përhershme dhe normalizimin e marrëdhënieve.
Inspirim i këtij Festivali është jeta dhe veprimtaria e aktorit të madh nga Kosova, Beogradi dhe Jugosllavia, i përmasave botërore, Bekim Fehmiu. Bekim Fehmiu, aktor shqiptar, kosovar, beogradas, jugosllav dhe botëror, është simbol i të kaluarës së përbashkët, përmes të cilës, me të gjitha sfidat, të arriturat dhe keqkuptimet, ka shërbyer si frymëzim për themelimin dhe realizimin e këtij eventi. Për më shumë informata, ju lutem vizitoni www.mireditadobardan.com.

Festivali “Mirëdita, dobar dan!” organizohet nga Integra nga Prishtina, Fondacioni Kosovar për Shoqëri të Hapur (KFOS), Iniciativat Qytetare dhe Qendra për Politikë nga Beogradi. Bashkëpunëtor i këtij debati është Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së në Prishtinë. Ky projekt përkrahet nga Ambasada Norvegjeze në Prishtinë, Rockefeller Brothers Fund, Fondacioni MOTT, Ambasada Zvicerane në Prishtinë dhe Ministria e Kulturës në Kosovë.

Për më shumë informata ju lutemi na kontaktoni në [email protected] ose +381 38 246 717. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...