29 Gusht 2016 - 10:58
Festivali i konceptuar edhe si një takim midis fqinjësh do të jetë rasti për njohjen jo vetëm me teatrin e vendeve ballkanike përkatëse si urë lidhëse, por edhe të kulinarisë, muzikës dhe shpirtit të përbashkët ballkanik në një atmosferë festive duke promovuar vlerat më të mira dhe duke i dhënë një shtysë turizmit kulturor, sezonal, kulinar dhe muzikore.
Ky aktivitet, që do të zhvillohet nga 29 gushti deri në 4 shtator është një bashkëpunim i Teatrit Kame dhe Teatrit Kombëtar.
Për të gjitha shfaqjet që do të zhvillohen, hyrja është falas. Gjatë këtij festivali çdo ditë do t’i kushtohet një shteti me teatrin, kulinarinë, muzikën dhe festën.
Juria e festivalit përbëhet nga President Bujar Kapexhiu , regjisor, Sesilia Plasari dramaturge, Arjan Çani gazetar dhe Olta Gixhari, aktore.
Nata e parë e festivalit do të hapet sonte me shfaqjen e Teatrit të Shqipërisë me komedinë “Një jetë me ty”, autor dhe regjisor : Erion Kame interpretojnë aktorët Romir Zalla, Suela Bako, Vilma Hodo. Ai dhe ajo janë një çift i ri të sapomartuar. Në një formë të re rrëfimi skenik, ata tregojnë historinë e tyre. Por ata e tregojnë ndryshe nga njëri- tjetri dhe kjo i jep nota komike kësaj pjese. Situata e tyre komplikohet kur hyn ne lojë vajza e fotokopjes…
Bullgaria do të marrë pjesë me pjesën “Të gjithë mbi tavolinë” të Teatrit “Lyubomir Kabakchiev”, Autor : Charles Bukowski Regjisore : Ana Bateva Aktor : Vasil Duev; Teatri FABRIKA Shkup me Teatrin Dramatik të Shkupit, të Maqedonisë do të performojnë me “Zonjusha Xhulia”, me autor : August Strindberg Regjia: Xhorxhi Rizeski interpretojnë Mia Kantarexhieva , Teoman Maksut, Emine Hallill; Bosnja me “S CIME, S K EU?” Teatri, Tuzëll, Autor – Regjizor – aktor : Dragan Tesic; Kosova me pjesën “Për të vërtetën” – Teatri i Qytetit “A. Hasani” Autor: Haqif Mulliqi – Regjia: Agron Gërguri – interpretojnë Ismet Azemi, Sindi Çitaku, Tringa Hasani, Muhamet Zeka; Rumania me “Gruaja …. si fushëbetejë”, Kompania teatrore “Teatru Acum” , Autor: Matei Visniec – Regjia: Laszlo Vadas – Aktor: Dana Bonţidean, Ionuţ Constnatinescu dhe Greqia me “Kaçaku”, Autor: Dhimitris Maniatis – Regjia: Stamatis Kraunakis – Aktor: Paskalis Tsaruchas.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...