29 Gusht 2016 - 12:01
Në një artikull të cilin ia ka dedikuar koncertit final të programit “Young Singers Project” të festivalit “Salzburger Festspiele”, të publikuar të shtunën, Kajtazi përmendet në listën e emrave që nuk duhen harruar. Sopranoja nga Kosova, e cila është soliste e shtëpisë së njohur operistike “Deutsche Oper Berlin” ishte në mesin e 12 pjesëmarrësve që u bënë pjesë e programit të festivalit të njohur austriak e që përgjatë tij u prezantuan me pesë koncerte, shkruan sot “Koha Ditore”.
Në koncertin e fundit, sopranoja nga Kosova interpretoi arien e Adinës “Prendi per me sei libero” nga opera “Elisir d’amore” e kompozitorit italian Gaetano Donizetti, si dhe rolin e Donna Anna në sekstetin përkatës nga opera “Don Giovanni” e Wolfgang Amadeus Mozart.
Interpretimi i saj është bërë shkak që gazeta austriake t’ia dedikojë një pjesë të konsiderueshme asaj në artikullin me titull “Me një të shtypur të butonit drejt majave më të larta vokale”.
“Disa nga emrat e këtij viti duhet patjetër t’i mbajmë mend. Në këtë rast mund të përmendim sopranon kosovare, Elbenita Kajtazi, e cila ka lindur dhe është formuar muzikalisht në qytetin e Mitrovicës (ky është qyteti i ndarë në veri të Kosovës, i cili në rastin tonë prodhon lajme të mira). Ajo, duke kënduar arien e Adines ‘Prendi, per me sei libero’ nga opera ‘Elisir d’amore’ e Gaetano Donizetti, bëri prezantimin vokal më shumëngjyrësh të mbrëmjes”, ka shkruar gazeta austriake... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...