Foto: Koha

Rrafshohet shtëpia e vitit 1929 në Qendrën Historike të Prizrenit

29 Gusht 2016 - 10:30      

Prizren, 29 gusht – Thirrja e aktivistëve të shoqërisë civile, për mosrrënimin e një shtëpie të vjetër afër Bajrakli Xhamisë në Prizren, ka hasur në vesh të shurdhër.

Të dielën ekskavatori e ka rrafshuar objektin, i cili besohet se është ndërtuar në vitin 1929, bazuar në një mbishkrim që ka pasur në njërin prej mureve që më nuk ekziston, shkruan sot “Koha Ditore”. Përderisa aktivistët kanë kërkuar kujdes më të madh për objektet e vjetra brenda Qendrës Historike të Prizrenit, autoritetet kanë shpjeguar se lidhur me këtë rast janë ndjekur të gjitha procedurat sipas ligjit, për pajise me pëlqime e leje për ndërtimin e shtëpisë individuale për banim me lokal afarist.

Organizata joqeveritare “EC Ma Ndryshe” ka kërkuar që objekti i vjetër të mos rrënohet, por vetëm të zbatohen masat rehabilituese dhe restauruese, për të mundësuar vazhdimësinë e pranisë së vlerave të trashëgimisë ndërtimore.

“Shtëpia e vjetër afër Xhamisë së Bajraklisë në Qendrën Historike të Prizrenit, që në njërin prej mureve ka pasur mbishkrimin 1929, është rrënuar të dielën, pavarësisht apelit që ky objekt i vjetër të mos rrënohet, por vetëm të zbatohen masat rehabilituese dhe restauruese, për të mundësuar vazhdimësinë e pranisë së vlerave të trashëgimisë ndërtimore në këtë zonë të mbrojtur. Kështu në Prizren po vazhdon praktika e rrënimeve të shtëpive të vjetra dhe e degradimit të trashëgimisë ndërtimore”, thuhet në një reagim të shkurtër të OJQ-së “EC Ma Ndryshe”.

Ndërkaq drejtori i Qendrës Rajonale të Trashëgimisë Kulturore, Samir Hoxha, ka shpjeguar se në rastin konkret janë ndjekur të gjitha procedurat sipas Ligjit për Qendrën Historike të Prizrenit për pajise me pëlqim për ndërtimin e shtëpisë... (më gjerësisht lexoni sot në ëKoha Ditoreë)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...