Foto: Koha

Muzeu Etnologjik nuk do të rinovohet tërësisht as këtë vit

29 Gusht 2016 - 09:30      

Prishtinë, 29 gusht – Objektet në kompleksin “Emin Gjiku” në kryeqytet as këtë vit nuk do t’i nënshtrohen renovimit, ani pse se një gjë e tillë ishte paralajmëruar se do të ndodhte brenda këtij viti.

Vetëm ahuri - i cili është në gjendje edhe më të rëndë se objektet e tjera të këtij kompleksi, të shekullit XVIII dhe XIX - pritet të rinovohet sivjet, shkruan sot “Koha Ditore”.

As Muzeu i Kosovës që menaxhon kompleksin “Emin Gjiku” e as Ministria e Kulturës, e Rinisë dhe e Sportit ende nuk e kanë të qartë si do të bëhen ndërhyrjet e nevojshme.

Zyrtarë nga kjo e fundit thonë se është bërë një projekt për rinovimin e kompleksit, por për shkak të buxhetit ndërhyrjet nuk mund të bëhen këtë vit.

Ky projekt nuk ka kaluar në rishikim të buxhetit, derisa ndërhyrjet në ahurin që është pjesë e kompleksit janë cilësuar si intervenim emergjent.

Në buxhetin e MKRS-së për vitin 2016 figuron se për masat preventive, intervenime emergjente janë të ndara 200 mijë euro... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...