Rikthimi i “Metallicas” me fuqinë e këngëve të vjetra

28 Gusht 2016 - 21:15      

Thoni çfarë të doni për “Metallican” (ata janë shumë të zhurmshëm dhe s’mund t’ju dëgjojnë), por nuk mund ta mohojmë që bendi më i madh i muzikës ‘heavy metal” asnjëherë nuk e ka humbur aftësinë për të bërë impakt.

Së fundi ata kanë lansuar këngën e parë nga albumi i shumëpritur “Hardwired…to Self-Destruct” që është i dhjeti me radhë që grupi ka incizuar në studio, do të dalë në nëntor, shkruan “The Guardian”, transmeton “Koha Ditore”. Sikur ka qenë rasti tash e sa kohë, bota e muzikës metal sërish po vlon nga argumentet nëse “Metallica” e ka humbur, rikthyer apo nuk është bazuar fare tek rrëfimi.

Pjesërisht, ky shpërthim i pashmangshëm i opinioneve – si pozitive ashtu edhe më pak pozitive - ndodh për shkak se “Metallica” mbetet e pakrahasueshme me vetëm “Iron Maiden” dhe “Slipknot” që i afrohen pak pozicionit global të bendit. Por arsyeja është edhe besimi i kamotshëm se James Hetfield dhe grupi nuk kanë bërë një album të madh për këta 25 vjetët e fundit.

Si rrjedhojë, çdo muzikë e re i nënshtrohet kontrollit të ashpër dhe krahasohet me incizimet legjendare që ka bërë bendi në vitet ’80. Tetë vitet qyshkur “Metallica” e lansoi albumin e fundit në studio me titull “Death Magnetic”, vetëm sa i kanë rritur pritshmërisë për këngët e reja.

Audienca e bendit duket se është e ndarë midis atyre që pëlqejnë gjithçka që bën “Metallica” dhe atyre që e kanë humbur shpresën sidomos pas lansimeve të pakuptimta siç ishte “Lulu” – një bashkëpunim me Lou Reed- dhe filmit të pafat për koncertet e bendit me titull “Metallica: Through the Never”.

Singli i ri, me titull “Hardwired” mund të mos i kënaqë të gjithë adhuruesit e bendit, por së paku sugjeron që “Metallica” ka sheshuar një apo dy probleme. Veçanërisht kënga është vetëm mbi tre minuta e gjatë dhe shkon rrëshqitshëm nga fillimi në fund... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...