28 Gusht 2016 - 19:10
Është një provokim që e ngacmon audiencën me versionin e vet fiktiv të historisë dhe bazohet në rrëfimin e shkurtër të Jean-Paul Sartre të vitit 1939, me të njëjtin titull - “Childhood of a Leader” (Fëmijëria e një lideri), shkruan “The Guardian”, transmeton “Koha Ditore”.
Corbet e ka shkruar skenarin me partneren e tij, filmbërësen Mona Fastvold. Filmi imagjinon fëmijërinë e pasur, jofunksionale dhe të palumtur të një fëmije i cili do të bëhet lider i fashizmit: aksioni, mjaftueshëm shqetësues në cilindo rast, është mbushur në mënyrë retroaktive me fatin e tij helmues.
Tom Sweet portretizon Prescottin, djaloshin e palumtur 10-vjeçar të një diplomati amerikan (Liam Cunningham) i cili ndodhet në Francë në vitin 1919 si përcjellës i presidentit amerikan Woodrow Wilson, me qëllimin që të rregullojë marrëveshjet e pasluftës të cilat janë paraqitur në Versailles për Gjermaninë e mposhtur.
Gruaja e tij e bukur dhe me probleme (Berenice Bejo) menjëherë i gjen burrit të saj punë, sepse ajo e flet frëngjishten shumë mirë, ndërsa ai jo. Stacy Martin luan rolin e tutores së Prescottit; ajo do të bëhet mikja e vetme e këtij djali të vetmuar dhe të palumtur.
Miku i vetëm i babait të tij është gazetari dhe intelektuali që me elegancë portretizohet nga Robert Pattinson. Me mençuri, Corbet krijon edhe një rol të dytë për Pattinsonin. Me këtë rast Prescott kupton se çfarë do të thotë pushteti... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...