Foto: Koha

Xhamia e Sinan Pashës dhe legjenda për ndërtimin me gurë të kishës

28 Gusht 2016 - 13:04      

Është vakti i drekës, njëri prej pesë të tillëve kur pas thirrjes së ezanit praktikuesit e fesë islame ia mësyjnë xhamisë. Në atë të Sinan Pashës në Prizren, kush më herët, kush me kohë e kush i vonuar, zënë vendet të shpërndarë gjithandej sallës së lutjeve.

Dhe kështu kanë bërë praktikuesit e islamit këtej, në shumicën e 401 vjetëve qëkur u ndërtua xhamia. Ajo u ngrit në zemër të Prizrenit, në vitin 1615, me urdhër të Pashës, emrin e të cilit e mban edhe sot, shkruan sot “Koha Ditore”. E këta të kohës së sotme, sapo kryejnë lutjet e tyre, në një të diele fund gushti, shpërndahen në punë të veta.

Askush nuk do që të flasë për xhaminë, e arsyetimet i gjejnë prej më të ndryshmeve. Dikush arsyetohet se nuk flet mirë shqip, një tjetër se i ka hequr dhëmbët, një tjetër se po i ngutet për punë, e të tjerë ia atribuojnë vetëm imamit këtë të drejtë. Megjithatë, për xhaminë e Sofi Sinan Pashës në Prizren, siç njihet kjo xhami, kanë folur e shkruar shumë studiues.

Ka shkruar historiani i shquar Hasan Kaleshi, Muhamed Shukriu, e së fundi edhe Jusuf Xhibo. Edhe studiues të huaj kanë ngritur shumë çështje e dilema rreth objektit tash katërshekullor të trashëgimisë kulturore.

Për ndërtimin e saj u përdorën gurët e Manastirit të Kryeengjëjve, që njihet edhe si Manastiri i Shën Arkangjelit, nja 3 kilometra larg xhamisë. Shumë legjenda kanë përcjellë historinë e këtij monumenti të mbrojtur nga shteti tash gati 7 dekada... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...