Udhëtimi me biçikletë në vendet e bukura të Shqipërisë

28 Gusht 2016 - 11:21      

Udhëtova në Shqipëri me “BikeTours.com”, me itinerarin e veçantë të hartuar nga Jim Johnson nga “President’s Tour” që modifikon udhëtimet e rregullta në lokalitetet e Shqipërisë nën UNESCO me riviera, lugina dhe bukuri natyrore.

Johnson ka punuar me “USAID”-in dhe Qeverinë e Shqipërisë për të ndihmuar kultivimin e turizmit, jo vetëm për të ngritur ekonominë, por edhe për të nxjerrë Shqipërinë nga errësira për komunitetin botëror, shkruan “The Island Now”, transmeton “Koha Ditore”.

Amerikanët në veçanti nuk kanë asnjë përshtypje për shqiptarët ose kanë përshtypje shumë të gabuara dhe stereotipa (duke më përfshirë edhe mua – prandaj vizita ime këtu ishte aq befasuese, jo për shkak se Shqipëria është një vend ekzotik, por për të parë se si ky shtet po përparon).

Për më tepër, turizmi ndihmon në gjenerimin e fondeve për të ruajtur lokacionet e rëndësishme historike dhe të trashëgimisë, si dhe përmirësimin e infrastrukturës që ndryshe mund të humbet për gjeneratat e ardhshme për shkak të mospërfilljes.

Fundja ky është qëllimi i ekoturizmit: ruajtja e trashëgimisë dhe ambientit. Këtë aspekt e kemi vlerësuar derisa kemi udhëtuar në rrugët e posashtruara, po ashtu edhe në rrugët e vjetra ose të braktisura që na bënë të vlerësojmë edhe më shumë ato që pamë përreth... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...