Koleksionisti i 100 instrumenteve të moçme

28 Gusht 2016 - 09:23      

Tiranasi Ermal Sela kaherë ka qenë i dhënë pas gjërave të vjetra. Ishte rritur i rrethuar nga monedhat e veshmbathjet e moçme. Por para dhjetë vitesh ai i kishte vënë vetes një mision: t’i tubonte instrumentet tradicionale shqiptare.

Tashmë numëron rreth 100 sosh. Disa prej tyre janë të llojeve të ndryshme dhe kjo dëshmon evoluimin e punimit të tyre, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Gjithmonë më kanë tërhequr gjërat e vjetra dhe e kam pasur koleksionin goxha të shtrirë: veshje, monedha orendi e gjëra të tjera. Por jam orientuar vetëm tek instrumentet muzikore”, thotë Sela, që me profesion është trombist.

Një pjesë e këtyre instrumenteve, për shkak se në treg kanë hyrë instrumente të reja, ka dalë jashtë përdorimit. Sela (31) thotë se me mospërdorimin e tyre po zhduken dhe artizanët.

“Normalisht me zhdukjen e artizanëve zhduken edhe instrumentet bashkë me ata që kanë interpretuar me to”, thotë ai... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...