“Thellësia dy” shfaqet në amfiteatrin e sheshit “Zahir Pajaziti” në kryeqytet

27 Gusht 2016 - 16:00      

Me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Zhdukjeve të Dhunshme, e cila do të mbahet të martën më 30 gusht, në amfiteatrin e sheshit “Zahir Pajaziti” do të shfaqet dokumentari “Thellësia dy”.

Ky dokumentar është produkt i Fondit për të Drejtën Humanitare (FDH) të regjisorit dhe fituesit të çmimit Best Balkan Documentary në Dokufest 2016, Ognjen Glavoniq.

Organizata joqeveritare Youth Initiative for Human Rights – Kosovo (YIHR KS), e cila edhe e organizon këtë shfaqje, sipas KultPlus, ka dhënë disa arsye se pse duhet të shikohet ky dokumentar.

Sepse në vitin 2001 është zbuluar ekzistenca e varrezave masive në periferinë e Beogradit, në Batajnicë. Varrezat masive përmbanin më shumë se 700 trupa të personave të cilët gjatë bombardimeve të Serbisë nga NATO në vitin 1999 u zhvarrosen nga varrezat primare masive në Kosovë dhe pastaj u transportuan me kamionë frigoriferë në lokacione sekrete në Serbi.

Sot, 15 vite më vonë, pavarësisht nga fakti se varreza më e madhe masive ndodhej në afersi të qendrës së Beogradit dhe që në mesin e trupave të gjetur ishin edhe shtatëdhjetepesë fëmijë – në vendin e varrezës masive nuk ka ndonjë shenjë apo monument, dhe pothuajse askush në Serbi sot nuk din asgjë për këtë rast dhe nuk e dinë rrëfimin mbi këtë rast. Ende është një sekret i hapur.  

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...