27 Gusht 2016 - 11:18
"Tjetri" në këtë kulturë nuk është detyrimisht "kundërshtari".
Mirëpo, diskursi letrar për tjetrin, në letërsinë shqipe, që nga Naim Frashëri dhe tek Gjergj Fishta dhe deri tek Ismail Kadare (në prozë) dhe tek disa autorë mediokër të poezisë, merr karakteristikat e diskursit të urrejtjes, përkatësisht diskursit racist, që Robert Miles e quan “racizëm etnocentrik.”
Ndonëse në letërsinë shqipe, ka raste të shkëlqyeshme kur tjetri është dashamirës, mik dhe i/e dashur, shkruan sot Halil Matoshi në “Kohën Ditore”.
Romani “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” i dha famën botërore Ismail Kadaresë për faktin qenësor se ai me stilin dhe gjuhën letrare antiluftë, përafrohej me letërsinë perëndimore.
Tek “Të jetosh në ishull” të Ben Blushit topika e Polisit shqiptar është Voskopoja – që jepet me mjete idealizuese letrare ashtu siç autori e ëndërron – e siç nuk është, ose siç nuk u bë kurrë… Pra topika e tjetrit (Voskopoja) te Blushi tashmë banon në “ne” (gjerësisht, sot në shtojcën e kulturës së “Kohës Ditore”).
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...