“Zambaku i Prizrenit” në fazën finale të përgatitjeve, mbahet më 31 gusht

27 Gusht 2016 - 10:05      

Orkestra e edicionit të 28-të të Festivalit të këngës së vjetër qytetare, “Zambaku i Prizrenit”, është në vlugun më të madh të përgatitjeve. Ajo do të përcjell live 14 këngët e këtij edicioni, që mbahet në Prizren, transmeton Koha.net njoftimin e organizatorit.

Drejtori i Studio Helix, të cilës i është besuar organizimi i këtij festivali, thotë se provat po zhvillohen nën përkujdesjen e kompozitorit Tomor Berisha dhe se deri më 31 gusht, kur mbahet, gjithçka do të jetë e gatshme për paraqitjen sa më të suksesshme të këngëtarëve. Po ashtu bëhet e ditur se edhe përgatitjet teknike kanë ecur mirë.

Në edicionin e 28 të festivalit të këngës së vjetër qytetare do të paraqiten këta këngëtarë më këto këngë:

“Sa të dua o Prizren”, kompozim i Tomor Berishës, me tekst të Hivzi Krasniqit, do të këndohet nga Majlinda Cikaçi e Sahit Vata; “Sa të kam dashur”, kompozim i Nexhat Maculës, me tekst të Mark Gojanit, këndohet nga Albulena Jashari; “I vetmuar jam” me tekst dhe kompozim të Arsim Kryeziut do të këndohet nga Andi Qerreti; “Vera e hidhur” kompozim i Edon Ramadanit e tekst të Agron Kalludrës do të këndohet nga Denik Prizreni; “Do t’ këndojmë e do t’ këndojmë” me tekst dhe kompozim të Artan Bakisë do të këndohet nga vetë Artan Bakija. “Flokëzeza” është kompozim i Irfan Blakçorit, i cili gjithashtu e ka bërë edhe tekstin dhe do të këndojë këtë këngë; “Kënga e zemrës” kompozim i Veton Perrollit, me tekst të Musa Bushranit, do të këndohet nga Hysen Kafexhiu dhe Frida Toçi; “Malli im” me tekst të Asdrenit është kompozim i Isa Jakupit, ndërsa do të këndohet nga Ylberina Avdyli; “Nuk jam shpirti yt”, kompozim i Memli Kelmendit dhe tekst të Xhevat Kelmendit, do të këndohet nga Xhevat Kelmendi; “A po qan lulja”, kompozim i Ylli Kalaja, me tekst të Aulon Kalaja, do të këndohet nga Rakipe Kalaja; “Me trille t’ambla ma more zemrën”, kompozim i Zyhni Beqirajt e tekst të Albana Fanit, do të këndohet nga Olta Juba; “Lermë ta puth nishanin”, kompozim i Ylli Ramzotit, me teskt të Matish Gjeluci, do të këndohet nga Ilsi Ademi.

Krahas këtyre 12 këngëve shqipe, do të paraqitet edhe kënga turke “Sen Oldun” e kompozitorit Hisein Kazaz, e cila do të këndohet nga Tolga Kazaz, dhe kënga boshnjake “Aroma e bardhë e Zambakut”, e kompozuar nga Shefqet Hoxha, ndërsa do të këndohet nga Shaqir Ahmeti.

“Festivali Zambaku” i Prizrenit mbahet të mërkurën më 31 gusht, live në kopshtin e Kino Lumbardhit në Prizren, duke filluar nga ora 20.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...