Foto: Koha

KOHA i dhuroi Bibliotekës “Hivzi Sylejmani” 654 libra [video]

26 Gusht 2016 - 12:48      

KOHA ka vazhduar traditën e dhurimit të botimeve të saj bibliotekave të Kosovës. Sot i dhuroi Bibliotekës “Hivzi Sylejmani” në kryeqytet 60 tituj me një tirazh të konsiderueshëm ekzemplarësh.

Të rikujtojmë se kjo bibliotekë ditë më parë nisi punën në objektin e ri dhe këto libra përbëjnë një urim të veçantë për këtë institucion.

Librat iu dorëzuan drejtorit të Bibliotekës, Munish Hysenit. Ato i dorëzoi Anita Toçi, përfaqësuese e KOHË-s.

Drejtori i Bibliotekës “Hivzi Sylejmani” Hyseni falënderoi Grupin KOHA për përkrahje të vazhdueshme. Kjo është hera e dytë që KOHA i dhuron libra kësaj biblioteke, ka rikujtuar ai. Hera parë ndodhi me rastin e 15 vjetorit të Kohës Ditore.

KOHA në 15-vjetorin e themelimit të KOHË-s Ditore kishte dhuruar rreth 30 mijë kopje të librave për biblioteka në gjithë Kosovën dhe përmes Bibliotekës së atëhershme Kombëtare Universitare.

Anita Toçi, drejtoreshë për marketing në Grupin Koha , ka thënë se këto dhurata për Bibliotekën “Hivzi Sylejmani” vijnë në vazhdën e bashkëpunimit me shumë biblioteka në gjithë vendin. Në këtë donacion nga Grupi Koha janë të përfshirë 654 ekzemplarë të rreth 70 titujve të botuar nga kjo shtëpi që nga viti 2012.  

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...