Gjermania synon çmimin “Oscar” me komedi

26 Gusht 2016 - 15:02      

Berlin, 26 gusht - Gjermania ka fituar çmim “Oscar” më herët, por kjo ka ndodhur thuajse 10 vjet më parë me dramën “The Lives of the Others” (Jeta e të tjerëve).

Këtë vit “Toni Erdmann” me regji të Maren Ade është propozimi i Gjermanisë për ceremoninë e “Academy Awards” të vitit 2017. Organizata për distribuim të filmave jashtë vendit “German Films” e ka bërë publik këtë vendim të enjten në Munih, raporton DW, transmeton “Koha Ditore”.

Komedia është përzgjedhur duke mposhtur konkurrentët tjerë që ishin marrë parasysh, përfshirë edhe satirën për Hitlerin me titull “Look Who’s Back” (Shiko, kush është kthyer) dhe dramën për krimet naziste me titull “The People vs.Fritz Bauer” (Njerëzit kundër Friz Bauer) dhe filmit të fundit të realizuar për ditarin e Anne Frank. Dhe pyetja që shtrohet tani është nëse një komedi nga Gjermania - që në Shtetet e Bashkuara të Amerikës njihet për dramat e rënda të inspiruara në histori - do të funksionojë në Hollywood. Vendi dështoi të siguronte “Palmën e artë” në festivalin e Cannes këtë vit.

“Toni Erdmann”, që ka në role kryesore Peter Simonischek dhe Sandra Hüller rrëfen historinë e Winfried, një mësimdhënësi 65-vjeçar të muzikës, i cili, pasi i ngordh qeni e viziton vajzën e tij Ines, një biznesmene të suksesshme.

Të dy janë karaktere shumë të ndryshme dhe vizita shpejt përfundon në grindje midis babait dhe së bijës. Por në vend se të largohet prej aty Winfried vendos ta transformojë veten në alter egon e tij që quhet Toni Erdmann. Aplikimet e shteteve për kategorinë e filmit më të mirë në gjuhë të huaj do të vlerësohen nga “Academy Awards”, që në janar të vitit 2017 do të shpallë listën me pesë nominime.

Ceremonia “Oscars” do të mbahet në Los Angeles më 26 shkurt të vitit të ardhshëm. Gjermania s’ka arritur të futet në listën e të nominuarve qysh prej vitit 2010, me “The White Ribbon” të Micahel Haneke. Përveç “The Lives of the Others’, nga Florian Henckel von Donnersmarck, të vetmit filma tjerë gjermanë që kanë fituar “Oscar” janë: “The Tin Drum” më 1979, “Mephisto” më 1981 dhe “Nowhere in Africa” më 2003. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...