
26 Gusht 2016 - 10:35
Madje ky institucion ende nuk ka afat se kur do të merret vendimi për monumentin e parë që do të hapë Listën e monumenteve me mbrojtje të përhershme, të cilën Kosova nuk e ka hartuar tash e 17 vjet, shkruan sot “Koha Ditore”.
Në ditën e dymbëdhjetë të prillit të këtij viti Ministria e Kulturës, Rinisë e Sportit ia kishte dorëzuar KKTK-së dosjet e 90 aseteve të trashëgimisë kulturore si propozime që ato të largoheshin nga Lista e trashëgimisë kulturore nën mbrojtje të përkohshme dhe të gëzonin mbrojte të përhershme.
Prej atëherë MKRS-ja nuk ka marrë asnjë shkresë nga KKTK-ja sa i përket kësaj çështjeje, pavarësisht asaj se Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore ishte zotuar se shumë shpejt do të dilte me rezultatet e para.
Kryetari i Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore, Shafi Gashi, e ka përsëritur se shumë shpejt do të jenë të gatshme vendimet e para.
Në tetor të vitit të kaluar Ministria e Kulturës ia kishte zgjatur afatin edhe për një vit Listës së trashëgimisë kulturore në mbrojtje të përkohshme. Ky veprim është ndërmarrë për të katërtën herë radhazi, përderisa kësaj radhe shteti mbron 1.525 monumente, për dallim nga përbërja e listës së kaluar, ku numëroheshin 1.441 të tilla.
Për tre vjet, deri në korrik të vitit të kaluar, kur Kuvendi i Kosovës ka emëruar anëtarët e KKTK-së, ky institucion kishte qenë jofunksional... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...