
26 Gusht 2016 - 09:25
Bashkë me ushqimin tradicional, muzeun mobil, teleskop e ciceronë do të shënohet ngjarja e titulluar “Visions of Beyond”, shkruan sot “Koha Ditore”.
Më datën 11 të muajit shtator krejt këto aktivitete do të zënë vend në Kalanë e Harilaqit. Komuna e Fushë-Kosovës, Instituti Arkeologjik, Muzeu Kombëtar i Kosovës dhe organizata “Trashëgimia kulturore pa kufij - ChWB” i janë bashkuar iniciativës së organizatës “Hapësirë” për të organizuar këtë ngjarje.
Në kuadër të këtij projekti do të bëhet edhe vendosja e shenjëzimeve përgjatë rrugës magjistrale në rrugën lokale, si dhe tabelave në lokalitet.
“ChWB” është implementuese e kësaj pjese. Janë gjithsej 11 artistë që do të ngjiten në skenën e Kalasë. Gjashtë prej tyre nga Kosova – Trim, Panda, Legoff, Liburni, Uran B dhe Iliros - tre nga rajoni – Ger Kacerja nga Shqipëria, Kristijan Molnar nga Serbia dhe Baloski nga Maqedonia - dhe Pisetzky nga Italia e Aera nga Gjermania.
Kjo ngjarje do të karakterizohet me muzikë elektronike. Përveç artistëve të huaj që do t’i japin rëndësi këtij aktiviteti, artisti kosovar Iliros do të bëjë debutimin e tij... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...