“Shota” shkëlqen në festivalin e Burgasit [foto/video]

26 Gusht 2016 - 08:55      

Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota” po merr pjesë në festivalin prestigjioz të folklorit në Burgas të Bullgarisë.

Trupa e këtij ansambli është paraqitur të enjten, para publikut bullgar duke prezantuar traditën kulturore shqiptare përmes këngëve dhe valleve.

Drejtori Artistik Ylber Asllanaj ka bërë të ditur se Ansambli “Shota”, është mirëpritur nga publiku.

“Ansambli mrekulloi të pranishmit e shumtë me një paraqitje brilante, me të cilën edhe kësaj radhe, si çdoherë, para artdashësve të shumtë dëshmoi se ne kemi një traditë për lakmi”, ka theksuar Asllanaj në Facebook, teksa ka publikuar një video nga paraqitja e valltarëve në kuadër të festivalit veror, transmeton KultPlus.

Asllanaj ka theksuar se paraqitja dinjitoze në këtë aktivitet është edhe një dëshmi se përfaqësuesit e ansamblit janë ambasadorët kulturorë të Kosovës.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...