“Paja e Nuses” u ekspozua në Muzeun Etnografik të Malësisë së Madhe

25 Gusht 2016 - 13:57      

Në ambientin e hapur pranë Muzeut Etnografik të Malësisë, në Lekaj, të shtunën, më 20 gusht, u zhvillua ekspozita “Paja e Nuses” në Malësi të Madhe.

Është kjo hera e parë e një ekspozite të tillë dhe e gjitha nga koleksioni që posedon dhe ruhen në Muzeun Etnografik të Malësisë, thuhet në shkrimin e portalit Malësia.org.

Aty ishin të ekspozuara veshje nusërie dhe mjete të tjera të cilat sipas zakonit, i siguronte familja e nuses, si pasuri të cilën nusja do ta merrte me vete tek burri.

Paja e nuses, si zakon, tashmë me kalimin e viteve, dhe me ndërrimin e kushteve socio-ekonomike, pothuajse është zhdukur, ose ka fituar një forme tjetër. Megjithatë, kjo ekspozitë mundësoi që nga afër ta shohim se si dukej paja e nuses në Malësinë e Madhe.

Pronari i Muzeut Etnografik, Shtjefën Ivezaj, sqaroi se këto veshje dhe mjete të tjera të pajës së nuses i ka koleksionuar që nga viti 1966 dhe se si të tilla nuk mund të shihen askund tjetër, megjithatë shprehët i zhgënjyer për interesimin e qytetarëve.

“Jam shumë i befasuar për numrin kaq të vogël të të interesuarve që erdhën sot në këtë ekspozitë me kaq vlerë të madhe”, shprehet Ivezaj.

Ai tha se shumë nga këto zakone kanë shkuar në harrese, gjë e cila, sipas tij, shkon drejt ç’kombtarizimit të Malësisë.

Më poshtë mund të shikoni disa fotografi nga ekspozita:


 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...