25 Gusht 2016 - 08:53
Duke analizuar ndikimin e teknologjisë në këto dy mediume, dramaturgu Arian Krasniqi ka ardhur në përfundim se “teatri e filmi po i nënshtrohen rrezikut të ‘asimilimit’ si rezultat i evolucionit të teknologjisë”. Përmes një kumtuese Krasniqi ka prezantuar qëndrimet dhe analizat e tij rreth asaj që e quan “virtualiteti postmodern”.
Me temën “Filmi dhe teatri i Kosovës në epokën digjitale”, Krasniqi është bërë pjesë e edicionit të 35-të të Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare. Derisa ka përmendur ekzistencën 2 mijë e 500 vjeçare të teatrit dhe ekzistencën 100- vjeçare të filmit si medium më i vonshëm, ai ka folur për ndryshimet që kanë pësuar këto të dyja si rezultat i teknologjisë, veçanërisht digjitales. (Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore).
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...